Sulm i armatosur në Turqi: Katër të vrarë dhe tetë të plagosur në Mersin

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në jug të Turqisë, raportojnë mediat lokale turke.

Ngjarja ndodhi në rrethin Tarsus, në provincën Mersin, ku një person i armatosur dyshohet se hapi zjarr fillimisht brenda një restoranti.

Sipas raportimeve të mediave turke, dy nga viktimat në restorant janë pronari i lokalit dhe një punonjës. I dyshuari më pas u largua me automjet dhe vazhdoi të qëllonte edhe në zona të tjera, ku mbetën të vrarë një bari dhe një shofer kamioni.

Policia turke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit, me përfshirjen edhe të helikopterëve në kërkim.

Autoritetet ende nuk kanë bërë publike identitetin apo motivin e sulmit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika