KQZ-ja aprovon mbi 131 mijë kërkesa të diasporës për votim

Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur shqyrtimin e të gjitha aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke aprovuar mbi 131 mijë kërkesa për votim nga diaspora.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga gjithsej 142,803 aplikime të pranuara, janë aprovuar 131,800, ndërsa 10,907 janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.

Forma më e përzgjedhur e votimit, sipas njoftimit, mbetet ajo përmes postës.

“Nga 131,800 aplikime të aprovuara, 100,522 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,502 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 27,776 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ ka bërë të ditur se votimi përmes postës do të nisë më 25 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor.

Ndërkohë, më 6 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, do të organizohet votimi fizik në përfaqësitë diplomatike.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika