Çitaku kritikon Kurtin për krizën aktuale: Kryeministri ka zgjedhur të kalojë kohë në vizita, po i ik përgjegjësisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të kthehet në Kosovë dhe të merret me shqetësimet e qytetarëve, të cilët sipas saj, janë në luftë për ekzistencë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për vizitat e shpeshta jashtë vendit, ka thënë se i pari i qeverisë po i ik përgjegjësisë që ka marrë nga vota e qytetarëve.

Në një konferencë për media, Çitaku ka theksuar se kryeministri nuk po qeveris me vendin.

Sipas saj, Kurti ka zgjedhur që nga fillimi i mandatit e deri në ditët e tanishme, “të abstenojë nga qeverisja”.

“Në këtë kohë kur shumica e familjeve kosovare po ballafaqohen me krizë të madhe ekonomike, me rritjen e çmimeve, kryeministri i vendit që do të duhej të ndërmerrte hapa për tejkalimin e krizës ka zgjedhur që të ikë e të kalojë kohë në vizita”, është shprehur ajo.

Ajo ka potencuar se nga njoftimet e qeverisë, kryeministri Kurti ka qëndruar 45 ditë jashtë Kosovës, por “pa sjellë asnjë sukses apo rezultat të vetëm”.

“Gjysmën e kohës në 100 ditët e fundit Kurti e ka kaluar jashtë Kosovës, ai edhe mandatin qeverisës e ka nisur jashtë Kosovës duke bërë fushatë zgjedhore në Shqipëri”.

Siç theksoi Çitaku, në këtë periudhë kohore, qytetarët “e braktisur” nga qeveria, me rritjen enorme të çmimeve, me energji deri në trefish më të shtrenjtuar, me inflacion deri në 14 për qind, zgjidhjen po e shohin “te ikja nga Kosova”.

“Rreth 42 mijë qytetarë kishin lënë Kosovën vetëm vitin e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë presin para ambasadave. Qytetarët e kanë votuar Kurtin dhe LVV-në, duke besuar në premtimet e tyre, por ajo çka po shohim është se inflacion më të madh se çmimet kanë pësuar vetë premtimet e kryeministrit”, shtoi ajo.

Çitaku ka treguar se gjatë vizitave të tyre në terren si parti opozitare, “të gjithë” kryetarët e komunave, pa dallime partiake, janë ankuar se kjo qeveri i ka bllokuar të gjitha projektet.

“Në vend se të marrë hapa duke hequr TVSH dhe akcizën, ai po merr vendime arbitrare duke ndërhyrë në caktimin e çmimeve”.

Ajo, po ashtu, ka thënë se qeveria aktuale po tregohet jotransparente edhe në procesin e dialogut.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika