Qeveria shpall paketën emergjente për menaxhimin e mbeturinave, ndahen 1 milion euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë prezantuar paketën qeveritare emergjente për menaxhimin e mbeturinave, për të cilën është ndarë një buxhet prej 1 milion eurosh.

Gjatë prezantimit, Kurti deklaroi se gjendja me mbeturinat në Kosovë është bërë serioze dhe emergjente, duke theksuar se sektori i menaxhimit të mbetjeve kërkon koordinim të ngushtë mes institucioneve publike dhe sektorit privat.

Sipas tij, megjithëse janë shënuar disa përparime në këtë fushë, shpesh ka munguar bashkërendimi dhe ekuilibri mes akterëve përgjegjës.

Ai theksoi se për shkak të gjendjes emergjente, Qeveria ka vendosur të ndërmarrë masa të menjëhershme për adresimin e problemit.

Sipas tij, aksioni do të fokusohet në dy drejtime kryesore: pastrimin e zonave ku deponimi ilegal i mbeturinave rrezikon mjedisin dhe shëndetin publik, si dhe krijimin e një qasjeje të re ku Qeveria merr rol udhëheqës në organizimin dhe koordinimin e institucioneve dhe kompanive përgjegjëse.

Kurti bëri të ditur se programi parasheh largimin e 500 deponive ilegale të mbeturinave, si dhe rritjen e numrit të të punësuarve në këtë sektor.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika