Një aksident i përmasave tragjike me pasoja të rënda ka ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Siç shkruan AlsatM, përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihej nga flakët menjëherë pas aksidentit.
Nga goditja e fuqishme, edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar pranë anës së qarkores.
Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me gjendjen e drejtuesit të kamionit apo identitetin e viktimave. Forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente ndodhen në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë rrugore./Alsat