Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.