Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ftoi kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në Samitin e NATO-s që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri.

“Vitin e ardhshëm, Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri dhe si vend organizator kam kënaqësinë t’iu ftoj të merrni pjesë në të”, i tha Rama homologes japoneze gjatë takimit në Tokio.

Rama, mes tjerash, i tha se kjo do të përbënte vizitën e parë të ndonjë kryeministri a kryeministre japoneze në Shqipëri.

“Do të jeni gjithashtu kryeministri apo kryeministrja e parë e Japonisë që viziton vendin tonë”, tha Rama.

 

Të fundit nga rubrika