Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka falënderuar qytetarët e Drenasit, Vushtrrisë dhe Kaçanikut për mbështetjen dhe pritjen gjatë takimeve elektorale në kuadër të fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se në këto qytete gjithmonë ndihet “si në shtëpi”, duke shprehur mirënjohje për qytetarët, miqtë dhe përkrahësit që, sipas tij, ndanë kohën për të dëgjuar programin dhe vizionin e PDK-së para zgjedhjeve që ai i cilësoi si ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit.
“Në Drenas, Vushtrri e Kaçanik gjithmonë ndihem si n’shtëpi.
I falënderoj qytetarët, miqtë e përkrahësit tonë që ndanë kohën për të na dëgjuar para zgjedhjeve ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit.
Shihemi shpejt në shumë takime të tjera anëkënd Kosovës dhe faleminderit!
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!”, ka shkruar Haxhiu.
