Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka kritikuar masat e fundit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve financiare prej 100 eurosh për disa kategori sociale, duke thënë se ato nuk adresojnë problemet strukturore të ekonomisë së Kosovës.
Në TV Dukagjini, Zeka ka thënë se masat e përkohshme financiare nuk krijojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
” Ajo çfarë kemi parë përgjatë 4-5 viteve të qeverisjes së kaluar, po natyrisht edhe këto 2 vite kur kemi një bllokade politike dhe një qeveri me mandat të shkurtër me autorizime të plota dhe pastaj kalon në qeveri në detyrë. Domethënë ka pas investime infrastrukturore dhe ajo çfarë OEA ka rekomanduar në qëndrimin e sot është që të ketë kujdes më të madh. Mjetet buxhetore të shpenzohen në projektet infrastrukturore, të cilat në anën tjetër kanë një efekt më të madh zinxhiror në ekonominë e vendit. Ne kemi marrë ankesa nga e kompanive tona por edhe nga ana e bizneseve të tjera të cilat marrin pjesë të aktivitetit e prokurorimit publik, që nuk ka pasur ekzekutim të pagesave për punë e kryera, diku nga fundi i vitit të kaluar. Dhe kjo natyrisht prek të gjithë sektorët ekonomik. Dhe në vend që të kryheshin këto detyrime nga e thesarit të shtetit, ne shohim masa të menjëhershme, edhe po flasim diku për dhjetëra milionë euro të cilat do të disbursohen përmes kësaj mase të mbështetjes….
Vendime të tilla janë absolutisht të gabuara dhe nuk prodhojnë efekte pozitive afatshkurtra në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Zeka në FIVE.
Gjatë ditës, Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar “Pakon për përballje me inflacionin 2.0”, e cila parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat me paga nën 1.000 euro.