EKSKLUZIVE/ Del audioincizimi mes Aleksandër Vuçiqit dhe ish-nënkryetarit të Graçanicës, Serxhan Popoviq, ku ofendohen krerë të Kishës Ortodokse Serbe

Moderatori i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka bërë të ditur se organet e sigurisë, me burime ndërkombëtare të kësaj natyre, kanë kapur një audioincizim ku dëgjohet duke folur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ish-nënkryetari i komunës së Graçanicës, Serxhan Popoviq.

Ajo çfarë tregon ky audioincizim, i siguruar edhe nga RTV Dukagjini dhe i konfirmuar nga burime ndërkombëtare, nga një përfaqësi diplomatike e rëndësishme në Prishtinë, tregon se Aleksandër Vuçiq është në një betejë edhe me krerët e Kishës Ortodokse Serbe.

Panduri ka thënë se sonte do të publikohet vetëm një pjesë e këtij materiali, kurse në ditët në vijim do të transmetohet komplet ky material.

Mos mendo se do të ketë çfarëdo të keqe për Graçanicën. Nuk është se nuk dua të flas, unë gjithmonë preferoj t’i them gjërat më ashpër dhe kurrë nuk dua t’i zbukuroj. Ndërsa këtyre që e sulmojnë shtetin e tyre, Teodosije, Sava Janjiqi dhe të tjerëve, nuk ua q**** nënën publikisht vetëm pse jam president i shtetit; përndryshe këtë do ta kisha bërë tashmë 30 herë”, i ka thënë Aleksandër Vuçiq ish nënkryetarit të Graçanicës, Serxhan Popoviq.

Panduri ka thënë se në bisedën e zhvilluar Vuçiq ngre dilema se kush po i financon krerët e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Tutje, ai ka bërë të ditur se organet e sigurisë së Kosovës janë në dijeni për komunikimin dhe se janë duke punuar që të zbardhin sa më shumë detaje.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika