Ramabaja për audioincizimin: Dugin i dha ultimatum Vuçiqit, ai po pozicionohet si “Orbani i Putinit” në Ballkanin Perëndimor

Analisti Sadri Ramabaja, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke diskutuar rreth audioincizimit ku dëgjohet duke folur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-nënkryetari i komunës së Graçanicë, Serxhan Popoviq, ka thënë se Aleksandër Dugin, i konsideruar si kryeideologu i Vladimir Putin, i është drejtuar Vuçiqit me fjalorin më të ashpër deri më tani.

“‘Nuk ka më dy karriga. Ose duhet me Perëndimin ose me Rusinë’. Para disa ditësh, Marta Kos pak a shumë ngjashëm është shprehur”, ka thënë Ramabaja.

Ai tutje ka deklaruar se në një opinion të publikuar një ditë më parë në një prej mediave më prestigjioze amerikane, Vuçiq i kishte shprehur “ofertë administratës Trump se Serbia do të shërbejë për deportimin…”.

“Ky tashmë është në pozicionin më të vështirë të mundshëm, derisa protesta sot ishte masive… shumë qartë në fund të editorialit ai fliste me një siguri të madhe se do të jetë sërish në pushtet dhe do të jetë ‘zëvendësues i Orbanit’ për interesat e administratës së Putinit në Evropën Juglindore”, ka thënë ndër të tjera Ramabaja.

Nga ana tjetër, në audioincizimin e publikuar ekskluzivisht në “Debat Plus”, Vuçiq në bashkëbisedim me ish-nënkryetarin e Graçanicës, Serxhan Popoviq, ka ofenduar rëndë krerët e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Mos mendo se do të ketë çfarëdo të keqe për Graçanicën. Nuk është se nuk dua të flas, unë gjithmonë preferoj t’i them gjërat më ashpër dhe kurrë nuk dua t’i zbukuroj. Ndërsa këtyre që e sulmojnë shtetin e tyre, Teodosije, Sava Janjiqi dhe të tjerëve, nuk ua q**** nënën publikisht vetëm pse jam president i shtetit; përndryshe këtë do ta kisha bërë tashmë 30 herë”, i ka thënë Vuçiq Popoviqit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika