“Stop sulmit ndaj vlerave të UÇK-së” – Bekim Haxhiu akuzon pushtetin për përçarje dhe linçim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu ka zhvilluar një takim me Gjeneralin Xhevahir Geci, miq dhe mbështetës të PDK-së, ku ka vlerësuar rolin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në çlirimin e vendit.

Haxhiu tha se Gjenerali Geci ishte ndër bashkëluftëtarët e celulës së parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, të cilët “ndryshuan epokën e robërisë në epokën e lirisë së Kosovës”.

Ai akuzoi pushtetin aktual për cenim të vlerave kombëtare përmes, siç tha, linçimeve publike dhe krizave të prodhuara nga Qeveria Kurti. Sipas Haxhiut, sulmet ndaj luftëtarëve të UÇK-së ngjasojnë me retorikën e përdorur dikur nga Serbia ndaj çlirimtarëve.

Në fund të postimit të tij, kandidati i PDK-së bëri thirrje për unitet dhe rikthim të dinjitetit qytetar, duke përdorur sloganet: “Stop sulmit ndaj vlerave të UÇK-së”, “Stop përçarjes”, “Stop krizës” dhe “Ndrysho Kosovën!”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika