Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) të Ministrisë Punëve të Brendshme, ku u pritën nga Drejtori i Departamentit për Kufi, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe Koordinatori i QKMK-së, Samir Krasniqi.
Qëllimi i vizitës ishte në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, pas vizitës studimore të delegacionit të Policisë së Shtetit Shqiptar në QKMK gjatë muajit prill.