Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF Malishevë, Policia nis hetimet

Një person i moshës madhore është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës pasditen e sotme.

Rastin e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatën rreth orës 19:35.

“Rreth orës 19:35, përmes linjës telefonike kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas saj, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet në koordinim me organet kompetente.

“Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor.

“Është inicuar rasti ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika