Rusia si Serbia aktivizon propagandën para zgjedhjeve – RT fabrikon lajme kundër Kurtit

Media shtetërore ruse “Russia Today” ka publikuar një artikull propagandistik kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke e paraqitur zbatimin e ligjit në Kosovë si “fushatë arrestimesh ndaj serbëve”.

Artikulli, i publikuar pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit, synon të krijojë perceptimin se serbët në Kosovë janë të përndjekur.

Në tekstin e RT-së, Kosova quhet “shtet i rremë”, institucionet e saj paraqiten si ilegale, ndërsa arrestimet për raste që lidhen me dyshime për krime lufte, terrorizëm, cenim të rendit kushtetues apo nxitje nacionaliste reduktohen në “arrestime për flamuj e këngë serbe”.

Artikulli propagandistik i mediumit rus mban titullin: Për shkak të flamujve serb, këngëve nacionaliste dhe krimeve të luftës, Kurti për pesë vjet arrestoi mbi 150 serbë në Kosovë, duke tentuar të paraqesë institucionet e Kosovës si struktura represive ndaj komunitetit serb.

Në realitet, Qeveria e Kosovës ka insistuar në vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, ku për vite me radhë kanë vepruar struktura paralele, grupe kriminale dhe rrjete të lidhura me Beogradin.

Përmes fabrikimit të lajmeve të tilla, Rusia përmes mediumit që e kontrollon “Russia Today”, tenton të ndikojë te votuesit serbë në Kosovë, të nxisë frikë dhe të delegjitimojë institucionet e Kosovës, duke e paraqitur partinë Lista Serbe dhe Beogradin si “mbrojtës” të vetëm të serbëve.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika