KQZ sqaron se mungesa e shiritit ngjitës në votimin me postë s’e cenon vlefshmërinë e fletëvotimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka sqaruar procesin e votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura nga disa votues jashtë vendit lidhur me mungesën e shiritit ngjitës në pakot e votimit.

Sipas KQZ-së, përdorimi i shiritit ngjitës nuk është paraparë në këto zgjedhje, njësoj si në zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit 2025, duke theksuar se kjo praktikë ishte përdorur vetëm në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Institucioni zgjedhor ka bërë të ditur se zarfi i fshehtësisë mbyllet me ngjitësin standard që e posedon vetë zarfi, duke shtuar se mungesa e një shiriti shtesë nuk e cenon vlefshmërinë e votës.

KQZ thekson se procesi i votimit jashtë Kosovës është i siguruar me disa masa mbrojtëse, përfshirë fletëvotime me elemente sigurie si mikroshtypi, printimi UV dhe elementi “anti-copy”, që parandalon kopjimin e tyre.

Po ashtu, çdo fletëvotim i dërguar votuesve jashtë vendit është i vulosur në pjesën e pasme me vulë të zezë, e cila sipas KQZ-së nuk nënkupton kopje të dokumentit.

Përveç kësaj, procesi mbështetet edhe nga dëftesa e regjistrimit që u dërgohet votuesve të regjistruar si dëshmi unike.

KQZ ka rikujtuar hapat që duhet ndjekur për votim të rregullt përmes postës dhe ka bërë thirrje që votuesit të sigurohen se pakot e tyre arrijnë në kutitë postare më së largu deri më 6 qershor 2026.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika