Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në Veri, ai thotë se nuk do ta lejojë

Pushteti aktual në Mitrovicën e Veriut po planifikon largimin e simbolit të qytetit “I Love Mitrovica”, të vendosur nga ish-kryetari Erden Atiq në vitin 2025, pasi zëvendësoi mbishkrimin cirilik “Kosovska Mitrovica”. Vendimi u miratua në kuvendin komunal me propozim të Listës Serbe, ndërsa Atiq dhe përfaqësues shqiptarë në Kuvend, po e kundërshtojnë, duke e konsideruar politik dhe joligjor.

Një simbol që shfaq dashurinë për qytetin, u kthye në temë përçarjeje politike.

Mbishkrimi “I Love Mitrovica” i vendosur në qendër të Mitrovicës së Veriut, rrezikon të largohet me kërkesë të pushtetit aktual të Listës Serbe në komunë.

Ndonëse kryetari i atëhershëm Erden Atiq,vendosi që ajo të jetë në gjuhën angleze me qëllim të unifikimit, serbët duket se duan ta rikthejnë siç ishte më parë.

“Më 2 tetor 2025, ish-ekzekutivi kishte vendosur të largojë mbishkrimin e mëhershëm cirilik “Kosovska Mitrovica” duke e zëvendësuar me të riun me shkronja latine dhe duka ia bashkëngjitur stemën e komunës”.

Krejt kjo temë u hap pa paralajmërim në seancën e 25 majit në kuvendin komunal të Mitrovicës së Veriut.

Me propozim të Listës Serbe, aty u miratua nisma për largimin e monumentit, pa sqarime konkrete ligjore.

“Nuk e bënë të qartë, çka do që thanë në seancë, thanë që kjo nuk është në rregull me ligj, por nuk e treguan se me cilën pjesë të ligjit, nuk e treguan se po na pengon pse është e shkruar kështu, vetëm se duam ta heqim, por ta zëvendësojmë ndonëse edhe me shkronjat cirilike qysh e quajnë ata. Por kjo nuk është në rregull për shkak të etnive të tjera të cilët nuk e kuptojnë këtë gjuhë”, thotë zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Aida Ferati-Doli.

Doli pret që institucionet përgjegjëse të mos japin dritën e gjelbër mbi këtë vendim të komunës.

“Unë mendoj dhe shpresoj shumë që ligjshmëria e cila do të shkojë në MAPL do të kthehet prapë sepse nuk mund të hiqet ky monument përderisa nuk vendoset edhe ligjshmëria nga ana e ministrisë së Pushtetit Lokal”, thotë Doli.

Reagim të ashpër pati edhe ish-kryetari Erden Atiq, i cili e sheh këtë veprim si tentim për të zhbërë çdo vendim të mandatit të tij.

“Me i luftu vendimet që unë i kam marrë si kryetar komune, qato vendime konkret. Nuk e lejojmë, edhe nuk munden, edhe nuk e lejojmë”, u shpreh Atiq për Dukagjinin.

Fillimisht kundër procedimit të kësaj pike dolën edhe disa asamblistë serb opozitarë, me arsyetimin se propozimi nuk ishte pjesë e materialeve të shpërndara paraprakisht.

Megjithatë, në fund edhe ata votuan pro largimit të këtij simboli.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika