Kos: Kur Shqipëria të mbyllë negociatat, do të ngjisim Korabin bashkë me Ramën

Gjatë konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se progresi i Shqipërisë në rrugën evropiane është bërë i mundur falë mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë dhe përkushtimit ndaj reformave.

Komisionerja evropiane tha se BE mbështet vizionin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027 dhe, me nota humori, premtoi se nëse ky objektiv arrihet, do të ngjisë malin e Korabit së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Euronews Albania.

“Ky sukses është i mundur për shkak të mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është përparësi e BE-së. Ne mblidhemi këtu sa herë që flasim për kapitujt. Por gjithçka që bëjmë e bëjmë për njerëzit. Kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Nëse dikush e kupton se kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj. Dhe duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datën, ju thashë që mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në fund teë vitit 2027 dhe pastaj do i ngjitem Korabit bashkë me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë shtesë mbyllëse që kam pasur sot”, tha ajo.

Pas deklaratës së saj, kryeministri Rama iu përgjigj me humor, duke thënë se ngjitja në Kullën Eiffel është më e vështirë sesa ngjitja në malin e Korabit.

“Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel kur Franca të thotë ‘mirë se erdhët në klub’, është më e vështirë se Korabi”, tha Rama.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika