Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në publikimin e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë një video nga atmosfera festive pranë Xhamia e Namazgjasë, ku në sfond shihen edhe fishekzjarrë.
“Ditë e bekuar, natë e ndritshme! Gëzuar Kurban Bajramin”, ka shkruar Rama në postimin e tij.
Kurban Bajrami konsiderohet një nga festat më të rëndësishme të besimit islam dhe kremtohet nga miliona besimtarë në të gjithë botën. Festa lidhet me sakrificën dhe devotshmërinë e Profetit Ibrahim ndaj Zotit, ndaj njihet edhe si Festa e Sakrificës.