Katër persona janë arrestuar në Podujevë pas një përleshjeje të ndodhur të hënën mbrëma në rrugën “Xhemajl Mustafa”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 maj 2026 rreth orës 19:59, ku katër të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik.
Si pasojë e incidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.