Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe për paqe, shëndet, harmoni dhe solidaritet.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat më të rëndësishme njerëzore, si sakrifica, afërsia me njëri-tjetrin dhe kujdesi për njerëzit në nevojë.
Ai theksoi se Kurban Bajrami është ditë reflektimi, bashkimi dhe mirësie, duke shtuar se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që njerëzit ndajnë mes vete.
“Në këtë festë, le të jemi më pranë familjes, miqve e fqinjëve; më pranë atyre që kanë nevojë për një fjalë të mirë, për një dorë mbështetje e për një shpresë më shumë”, ka shkruar Abdixhiku në urimin e tij.