Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor me një tubim elektoral në Prishtinë.
Sipas njoftimi të LDK-së, tubimi do të nisë nga ora 18:00 në Sallën “1 tetori” në Prishtinë ku pritet të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë që do të garojnë këto zgjedhje, njofton Dukagjini.
Me ketë rast LDK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që t’ju bashkohen në tubim.
“Sot, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë. Shihemi sot, në sallën 1 tetori në Prishtinë. Bashkohu!” thuhet në njoftimin e LDK-së.
Kujtojmë se LDK hyn në këto zgjedhje me Vjosa Osmani si kandidate për presidente dhe Lumir Abdixhiku për postin e kryeministrit.