Tre persona plagosen nga një sulm me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar pasi tre persona u plagosën në një sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, tha policia.

Autoritetet bën të ditur se tre viktimat – shtetas zviceranë të moshave 28, 43 dhe 52 vjeç – u dërguan në spital pas sulmit në stacionin e trenit në Winterthur, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

I dyshuari, një zviceran 31-vjeçar, përdori një thikë teksa motivi i sulmit është ende nën hetim, shtoi policia.

Një dëshmitar okular që punonte në një ndërtesë zyrash aty pranë i tha një gazete lokale se dëgjoi një burrë duke bërtitur “Allahu Akbar” – që do të thotë “Zoti është më i madhi” në arabisht – rreth orës 08:30 sipas kohës lokale, para se të sulmonte njerëzit me thikë.

Sipas mediave lokale, në atë kohë po kalonte një grup nxënësish dhe një mësues u pa duke qëndruar para tyre për t’i mbrojtur.

Një tjetër dëshmitar, i tha gazetës me bazë në Cyrih, Neue Zürcher Zeitung, se një burrë kishte qenë duke ecur në nënkalimin e stacionit dhe duke sulmuar njerëz.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika