Grenell fajëson BE-në dhe Kurtin për dialogun e dobët Kosovë-Serbi

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka vlerësuar se fajtorë për dështimin e arritjes së marrëveshjeve janë Bashkimi Evropian që po e udhëheq dialogun, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Rchard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë një ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ishte kritik ndaj Bashkimit Evropian, Angela Merkel-it dhe administratës së presidentit Biden.

Ai është shprehur se për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, fajtorë për dështimin e arritjes së marrëveshjeve janë Bashkimi Evropian që po e udhëheq dialogun, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton “Danas”.

Grenell ka thënë se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova sepse prania e KFOR-it zgjat konfliktin, dhe kjo sipas tij, dëmton ekonominë e Kosovës dhe i pengon kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë.

Ai shtoi se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”.

Grenell mohoi se punon për Qeverinë e Serbisë, ashtu siç është raportuar më herët nga organizatat e pavarura në Serbi.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika