Osmani në Fushë Kosovë: Ta kthejmë Kosovën në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të ri presidencial, Vjosa Osmani, deklaroi në një tubim elektoral në Fushë Kosovë se Kosova duhet t’i rikthehet rolit aktiv të saj në arenën ndërkombëtare.

Duke folur para qytetarëve e mbështetësve të Fushë Kosovës, Osmani theksoi nevojën për forcim të pozitës së Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet globale, duke e vendosur këtë si një nga prioritetet kryesore të programit të saj politik.

“Ta kthejmë Kosovën në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare, aty ku ishte para pak kohësh,” u shpreh Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Sipas saj, Kosova duhet të rikthejë besueshmërinë dhe ndikimin diplomatik përmes stabilitetit institucional dhe një politike të jashtme të koordinuar me aleatët perëndimorë.

Tubimi në Fushë Kosovë u zhvillua si pjesë e fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku prezantuan mesazhe të bashkërenduara për ndryshim politik dhe forcim të institucioneve shtetërore.

Abdixhiku, në fjalën e tij, theksoi nevojën për një qeverisje që rikthen funksionalitetin institucional dhe stabilitetin politik, duke e paraqitur LDK-në si alternativë serioze në qeverisjen e vendit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika