Sekuestrohen 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në komunën e Vitisë, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme duhani i përpunuar.

Sipas njoftimit, njësia Task Forca – DRK Jug ka vepruar pas informatave se në një shtëpi të pabanuar po fshiheshin mallra të kontrabanduara të dyshuara se ishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

Pas kontrollit të objektit, me autorizim të prokurorit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 300 kilogramë duhan i gatshëm për treg, me vlerë të përafërt rreth 6 mijë euro.

Humbjet nga shmangia e detyrimeve doganore dhe akcizës vlerësohen rreth 12 mijë euro.

Mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika