Aktakuzë për mashtrim në tenderin e sigurimit fizik në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj U.D. dhe kompanisë “M.L.L.C.” nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, në muajin gusht të vitit 2024, në Prizren, U.D., në cilësinë e drejtorit të kompanisë “M.L.L.C.”, gjatë pjesëmarrjes në procedurën e prokurimit publik me titull “Sigurimi fizik në objektet e shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit”, me vlerë prej 80,825.60 euro, dyshohet se ka dorëzuar dokumentacion të rremë. Konkretisht, ai akuzohet se ka paraqitur një faturë në vlerë prej 4,775 euro me qëllim që të ndikojë në vendimmarrjen e autoritetit kontraktues.

Sipas Prokurorisë, dokumentacioni i dorëzuar në kuadër të ofertës është verifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e cila ka konstatuar se fatura në fjalë nuk ishte e deklaruar në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të njëjtat veprime penale, aktakuza është ngritur edhe ndaj personit juridik “M.L.L.C.”.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, për U.D. është propozuar edhe masa plotësuese e ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika