Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur jugun e Italisë pak pas mesnatës së së martës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë së Italisë (INGV), epiqendra e tërmetit është regjistruar në Detin Tirren, pranë bregdetit të Kalabrisë.
Lëkundjet sizmike kanë ndodhur në një thellësi prej rreth 250 kilometrash.
Megjithëse tërmeti është ndier në një zonë të gjerë përgjatë Italisë jugore, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se deri tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.
Dridhjet janë ndier edhe në qytetin e Napolit, si dhe në rajonet e Kalabrisë, Bazilikatës, Pulias dhe Sicilisë.