Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë, si pjesë e një turneu në Ballkanin Perëndimor.
Vizita e Costa-s në rajon nisi të hënën në Sarajevë dhe do të përfundojë të enjten në Mal të Zi, ndërsa Kosova është një nga ndalesat kryesore të agjendës së tij, njofton Dukagjini.
Sipas agjendës së vizitës, Costa do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku pritet të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të partive opozitare.
Vizita e tij vjen pak para samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, dhe konsiderohet pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të BE-së në rajon.