Zemaj: Isniqi i vlerave, traditës dhe përkushtimit ndaj LDK-së

Kandidati per deputet i  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Isniq, ku ka vlerësuar lart rolin dhe historinë e këtij lokaliteti në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe qytetare.

Zemaj e ka cilësuar Isniqin si një vend me traditë të fortë atdhetare dhe me kontribut të vazhdueshëm në rrugën e lirisë dhe demokracisë në Kosovë.

“Isniqi i LDK-së, Isniqi i vlerave dhe i traditës, Isniqi i atdhetarëve të kombit, Isniqi i përkushtimit ndaj lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar”, ka thënë Zemaj.

Ai ka theksuar se Isniqi ka qenë dhe mbetet simbol i unitetit, punës dhe dinjitetit qytetar, duke shtuar se ky lokalitet vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj zhvillimit dhe stabilitetit institucional.

Sipas Zemajt, qytetarët e Isniqit besojnë në qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në vizionin e saj për të ardhmen e vendit.

“Bashkohu, LDK”, ka deklaruar ai.

 

 

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika