Incidenti Lushtaku-Mehani, Prokuroria hap rast për “manipulim me prova” ndaj pronarit të lokalit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se ka hapur një rast ndaj pronarit të lokalit ku dyshohet se ka ndodhur incidenti mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe zyrtarit të Vetëvendosjes, Hysni Mehanit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur për media se rasti është iniciuar për veprën penale “manipulim me prova”.

“Kemi hapur rast ndaj pronarit të lokalit për shkak të veprës penale ‘manipulim me prova’. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Preteni për Dukagjinin.

Për këtë rast ka folur edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një intervistë në Debat Plus.

Të fundit nga rubrika