Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Presidentin e Këshilli Evropian, Antonio Costa.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Costas po zhvillohet në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të vizitës së zyrtarit të lartë evropian në vend.
Para takimit me kryeministrin në detyrë, Costa është pritur edhe nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai pritet të zhvillojë takime edhe me liderët e partive të tjera politike.
Vizita e Presidentit të Këshillit Evropian vjen vetëm pak ditë para samitit ndërmjet Bashkimi Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat.