Një i vdekur dhe 63 të lënduar nga sulmet iraniane që goditën aeroportin e Kuvajtit

Të paktën 63 persona janë lënduar si pasojë e sulmeve iraniane që goditën Kuvajtin të mërkurën, duke dëmtuar aeroportin ndërkombëtar të vendit, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kuvajtit, shtatë nga të lënduarit kanë pasur nevojë për ndërhyrje të mëdha kirurgjikale emergjente për shkak të lëndimeve të marra gjatë sulmit, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kuvajtit bëri të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Sulmi shkaktoi dëme në Terminalin 1 të aeroportit ndërkombëtar të Kuvajtit, raportoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Kuvajtit (KUNA), duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Ky është një nga sulmet me numrin më të lartë të të lënduarve në shtetet e Gjirit që janë goditur nga Irani që nga fillimi i përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

Si pasojë e sulmit, fluturimet dhe trafiku ajror në Kuvajt janë pezulluar.

Aeroporti i Kuvajtit dëmtohet nga sulmet iraniane, pezullohen fluturimet

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika