Lohaj e LDK-së: Dialogu me Serbinë do të rishikohet

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Zoja Lohaj-Konjufca, ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të rishikohet, përfshirë edhe draft-statutin e Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas saj, LDK nuk e pranon draft-statutin aktual dhe konsideron se ai duhet të rishikohet plotësisht, duke theksuar nevojën për një qasje të re në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“(Do të bëjmë) edhe rishikimin e dialogut me Serbinë. Se LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e (ish-emisarit të BE-së Miroslav) Lajçak. Domethënë komplet ky draft-statut do të rishikohet”, ka thënë Lohaj-Konjufca në Rreth e Rrotull të TV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika