Costa i qartë në Kosovë: BE-ja s’mund t’i kryejë punët tuaja, tejkaloni përçarjet

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka takuar sot udhëheqës të Institucioneve në Kosovë, e po ashtu përfaqësues të partive politike që deri së fundmi ishin në opozitë. Gjatë bisedave, Costa, u kërkoi që t’i lënë anash dallimet politike, e bashkë të angazhohen në plotësimin e kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë qartë se BE-ja përkrahë Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat e saj

Vendosja e këtij flamuri përkrahë atij të Kosovës dhe tjetrit të Presidencës, paralajmëronte një vizitë të rëndësishme.

Në krye të tapetit të kuq, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tregonte që ka mbetur edhe pak kohë, deri në ardhjen e mysafirit.

Pas pak, Haxhiu la hijen, për t’i dalë në pritje Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili erdhi në Kosovë në vazhdën e turit nëpër Ballkan.

Pas bisedës që zgjati gati gjysmë ore, Haxhiu dha detaje përmes një shkrimi.

“Diskutuam për agjendën evropiane të Kosovës, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, reformat, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e konsensusit kombëtar për çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian. Kosova mbetet një nga shoqëritë më pro evropiane në rajon”, ka deklaruar Albulen Haxhiu, U.D Presidente.

Pastaj, Costa, në këmbë eci pak metra, deri në Qeveri, ku u prit nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të cilin po ashtu diskutuan.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është përcaktim i yni, për të cilin jemi të angazhuar dhe të përkushtuar me tërë dijen e mundin. Ecjes sonë të palëkundur e të pakusht drejt saj, BE-ja duhet t’i përgjigjet me dhënien e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e negociatave”, ka deklaruar Kurti.

Por, Costa, nuk la anash ish-partitë opozitare, me zyrtarë të së cilave u takua po ashtu.

Pastaj, nga Shtëpia e Evropës në Prishtinë, përçoi mesazhin ndaj të gjithëve për rëndësinë e anëtarësimit në BE.

“Mesazhi im sot ishte i qartë: Partneriteti vjen me përgjegjësi. Bashkimi Evropian e mbështetë Kosovën, por nuk mund ti kryejë detyrat e saj. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe të afta që ti realizojnë obligimet, në mënyrë që ti shfrytëzojnë mundësitë që i jep BE. Sot i inkurajova, që t’i tejkalojnë përçarjet, dhe të punojnë drejtë anëtarësimit në BE”, ka deklaruar Costa.

Paraprakisht, gjatë turit në Ballkanin Perëndimor, Costa vizitoi Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi e Shqipërinë. Ndërsa të enjten do të jetë në Beograd, për ta mbyllur ciklin e takimeve, para Samitit që do mbahet në Tivat, të shtunën.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika