Dy të rinj nga Kosova dyshohet se humbën jetën në Shëngjin

Një ngjarje tragjike dyshohet se ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku disa të rinj nga Kosova janë përballur me rrymat e forta detare.

Sipas raportimeve të A2 CNN dhe Top Channel, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar për numrin e saktë të viktimave dhe gjendjen e të lënduarve.

Mediat raportojnë se të rinjtë kishin hyrë në det, por për shkak të dallgëve të forta dhe rrymave detare, nuk kanë arritur të dalin në breg dhe janë përfshirë në vështirësi serioze.

Forcat e kërkim-shpëtimit dhe policia janë në terren dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika