Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me sportistë, trajnerë dhe drejtues të klubeve sportive në Vushtrri, në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se sporti ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të Vushtrrisë.
“Nën një atmosferë të bukur, kam takuar sot sportistë, staf drejtues dhe trajnerë të klubeve në Vushtrri.
Sporti e ka mbajtur gjithmonë gjallë këtë qytet dhe ashtu do të jetë edhe më tutje”, ka shkruar ai.
