Para samitit në Tivat, Mali i Zi dëbon 87 shtetas serbë për arsye sigurie e Serbia ndalon disa qytetarë malazezë

Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë janë tensionuar në prag të Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor, i cili mbahet të premten në Tivat.

Autoritetet malazeze kanë dëbuar 87 shtetas serbë që mbërritën në aeroportin e Tivatit me një fluturim çarter të kompanisë Air Serbia.

Sipas shërbimeve të sigurisë së Malit të Zi, grupi është vlerësuar si rrezik për sigurinë kombëtare, pasi disa prej anëtarëve të tij kishin marrë pjesë në tubime me rrezik të lartë sigurie, ndërsa të tjerë rezultonin të përfshirë në vepra penale dhe kundërvajtje me elemente dhune, raporton Vijesti.

Mediat malazeze raportojnë se gjatë kontrolleve janë sekuestruar pankarta me sloganin e Partisë Progresive Serbe (SNS) “Serbia fiton”, si dhe pajisje komunikimi në distancë dhe një radio-stacion detar. Gjithashtu, janë konfiskuar dy autobusë me targa serbe, që dyshohet se do të përdoreshin për transportimin e grupit.

Pas këtij incidenti, rreth 30 shtetas malazezë u ndaluan për disa orë në aeroportin e Beogradit pas mbërritjes nga Podgorica, duke shtuar më tej tensionet mes dy vendeve.

Sipas mediave dhe aktivistëve në Serbi, shumë prej personave të dëbuar konsiderohen të afërt me SNS-në dhe me grupe që kanë qenë të përfshira në përballje me protestat studentore dhe incidente të tjera në Serbi.

Samiti i së premtes në Tivat pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike të organizuara ndonjëherë në Mal të Zi. Në të do të marrin pjesë liderë të lartë evropianë dhe rajonalë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në samit është ftuar edhe Kosova.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar se vendi është përballur muajt e fundit me përpjekje për të penguar rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian, duke përmendur bashkëveprim mes faktorëve të huaj politikë dhe grupeve të krimit të organizuar, pa përmendur emra konkretë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika