(VIDEO) Shoqërohen në Polici kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe ai i Kuvendit, tentuan ta heqin simbolin “E dua Mitrovicën”

Në veri të Mitrovicës është raportuar një incident gjatë përpjekjeve për ndërhyrje në instalacionin simbolik “❤︎ Mitrovica”, i vendosur në një rrethrrotullim të qytetit.

Sipas raportimeve, zyrtarët komunalë kanë tentuar me makineri të largojnë shenjën, por janë penguar nga Policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë në terren duke ndaluar veprimet.

Në këtë rast janë përfshirë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, si dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozaq, të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa rasti po trajtohet si ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike’ dhe ‘vandalizëm’, tha Elshani.

Ky zhvillim lidhet me ndryshimet e bëra më 2 tetor 2025, kur administrata e udhëhequr nga Erden Atiq hoqi simbolin cirilik “Ja volim Kosovsku Mitrovicu” dhe vendosi instalacionin e ri me alfabet latin “❤︎ Mitrovica”, së bashku me dizajn dhe stemë të re komunale.

Paralelisht, ditë më parë, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është rikthyer debati për simbolet dhe tabelat në qytet. Në mbledhjen e pestë të rregullt, asamblistët votuan me 10 vota për dhe 5 kundër futjen në rend dite të kërkesës së Lista Serbe për largimin e instalacionit “E dua Mitrovicën”, të vendosur nga administrata e kaluar komunale në tetor të vitit të kaluar.

Shtimi i kësaj pike në minutat e fundit, pa qenë pjesë e materialeve të shpërndara paraprakisht, ka nxitur reagime dhe akuza për mungesë transparence dhe procedura të nxituara.

Kundër kësaj nisme kanë votuar këshilltarë të iniciativës “Sever za Sve”, si Marko Jakshiq dhe Ivan Miletiq, si dhe Ivan Orlloviq nga “Srpska Demokratija”, duke theksuar nevojën për debat institucional dhe paralajmërim paraprak për vendime të tilla. Po ashtu, kundër kanë votuar edhe Aida Ferati-Doli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emir Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika