Mbi 20 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Të paktën 21 persona u vranë nga sulmet izraelite në jug të Libanit të premten, sipas një përllogaritjeje të bazuar në të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA).

Në mesin e viktimave janë një anëtar i këshillit komunal në Sidon, dy fëmijë sirianë që po udhëtonin me motoçikletë së bashku me babanë e tyre në Nabatieh, si dhe një punonjës i shërbimeve emergjente (paramedik) në Zebdine. Sipas NNA-së, sulmi i fundit kishte në shënjestër një ambulancë që po përpiqej të dërgonte bukë te një familje e “rrethuar”.

“Shënjestrimi i paramedikëve gjatë operacioneve të shpëtimit përbën një shkelje barbare të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit në një deklaratë, duke dënuar sulmin në Zebdine.

Që nga 2 marsi, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 3.558 persona dhe kanë plagosur 10.870 të tjerë në të gjithë Libanin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut janë intensifikuar në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, për të cilin qeveritë e Izraelit dhe Libanit ranë dakord të mërkurën.

Hezbollahu tha se kreu më shumë se 20 sulme ndaj forcave izraelite të premten, kryesisht në afërsi të Kalasë historike Beaufort, të cilën Izraeli e mori nën kontroll rreth një javë më parë.

Ndërkohë, Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër Hezbollahut në veri të lumit Litani, duke pushtuar dhjetëra fshatra në jug të Libanit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika