Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy vajza janë raportuar të zhdukura në Gjakovë të premten.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy ankueset kanë raportuar në Polici se dy vajzat e mitura prej se kanë dalë nga shtëpia nuk e dinë më se ku gjenden.
“Dy ankueset f/k kanë raportuar se dy viktimat f/k, të mitura, motra dhe vajza e ankueseve kanë dal nga shtëpia dhe nuk din për vend ndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.