Policia dhe Prokuroria me komunikatë: Nën vëzhgim tentativat për ndikim në zgjedhje përmes eksponentëve të Listës Serbe

Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për mbrojtjen e rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor në vend, duke njoftuar për disa arrestime që lidhen me dyshime për ndërhyrje të kundërligjshme në zgjedhje.

Sipas një komunikate të përbashkët, gjatë javëve të fundit institucionet e zbatimit të ligjit kanë pranuar dhe trajtuar informacione të shumta që ndërlidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe aktivitete të paligjshme që synojnë të ndikojnë në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

Autoritetet theksojnë se ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje përbëjnë kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe lirinë e votës. Në kuadër të veprimeve hetimore dhe operacionale, më 19 maj 2026 janë arrestuar shtatë persona në Graçanicë, të dyshuar për vepra penale që lidhen me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik. Ndërkaq, më 4 qershor, në të njëjtën komunë, është arrestuar edhe një person tjetër nën dyshimin për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin.

Sipas institucioneve, këto raste dëshmojnë ekzistimin e përpjekjeve për të ndikuar në procesin zgjedhor, por njëkohësisht edhe vendosmërinë e organeve të rendit për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe për të parandaluar çdo formë të ndikimit të kundërligjshëm mbi votuesit.

Policia dhe Prokuroria bëjnë të ditur se po vazhdojnë trajtimin e informacioneve të tjera dhe monitorimin e afërt të çdo aktiviteti që mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Në fund, qytetarët ftohen të ushtrojnë të drejtën e votës lirshëm dhe pa presion, si dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kërcënimit, presionit apo ndërhyrjeve të kundërligjshme në procesin zgjedhor.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika