Hasanpapaj pas tubimit në Prishtinë: LDK-ja dëshmoi fuqinë e saj, 7 qershori do të jetë festë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë si një manifestim madhështor politik, duke shprehur krenarinë e tij për pjesëmarrjen në këtë garë zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Hasanpapaj tha se tubimi në kryeqytet dëshmoi fuqinë dhe mbështetjen që gëzon LDK-ja në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Çfarë Prishtine e çfarë Kosove! Çfarë LDK-je e madhe në këtë manifestim madhështor politik! Krenar që jam pjesë e kësaj liste dhe e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur për këtë fushatë”, ka shkruar ai.

Hasanpapaj ka shprehur bindjen se 7 qershori do të jetë ditë feste për LDK-në, duke bërë thirrje për mbështetje të subjektit të tij politik dhe kandidatëve që ai përfaqëson.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika