Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, në një intervistë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka folur për mënyrën se si është pritur në krye të partisë në prag të zgjedhjeve.
“Janë strukturat e Aleancës dhe anëtarësia e Aleancës. Aty u pa që s’kemi kurrfarë shkarje dhe është dëshmuar tashmë që ndërrimi nuk ka qenë befasi. Është ditur qysh më herët që do të ndodhë. Prej janarit, kryetari Haradinaj ka deklaruar se nuk garon dhe kështu që i kemi shpallur zgjedhjet”.
“Strukturat kanë mbetur të mobilizuara, të energjizuara. Procesi i brendshëm zgjedhor e ka prodhuar edhe efektin e mobilizimit të përgjithshëm, kështu që më duket se është mirë”, ka thënë ai.
