Administrata amerikane po shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve iraniane për të mbuluar kostot e rindërtimit dhe riparimit të dëmeve të shkaktuara ndaj aleatëve të saj në Gjirin Persik, ka bërë të ditur një burim i afërt me çështjen.
Sipas këtij burimi, vendimi po merret në konsideratë në një kohë kur Irani ka intensifikuar veprimet ushtarake në rajon, duke pasuar sulmet ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit me lëshime të tjera dronësh.
Burimi ka treguar se Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka ngarkuar një ekip të posaçëm për të vlerësuar shkallën e dëmeve të shkaktuara nga veprimet iraniane ndaj vendeve aleate të SHBA-së në Gjirin Persik.
Po ashtu, Uashingtoni po shqyrton mundësinë që asetet iraniane të përdoren jo vetëm për kompensimin e dëmeve ekzistuese, por edhe për mbulimin e kostove të mundshme që mund të shkaktohen nga sulme të ardhshme raporton Reuters përcjell Dukagjini.