Gazetarja Doruntina Thaqi, në edicionin special të RTV Dukagjinit nga kryeqyteti, ka thënë se Prishtina është zgjuar e qetë dhe me pak lëvizje të qytetarëve në orët e para të mëngjesit.
Ajo ka prezantuar edhe statistikat e përgjithshme për procesin zgjedhor në Prishtinë dhe në nivel vendi.
“E drejta e votës në të gjitha komunat e Kosovës u takon mbi 2 milionë qytetarëve, duke përfshirë edhe votuesit nga diaspora, të cilët kanë pasur mundësi të votojnë që nga dita e djeshme, si dhe përmes votimit me postë”, ka thënë ajo.
Thaqi ka bërë të ditur se në këto zgjedhje mbi 15 mijë qytetarë të rinj kanë fituar për herë të parë të drejtën e votës dhe do të mund të marrin pjesë në procesin zgjedhor.