Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferecën e orës 15:30 ka dhënë detaje lidhur me procesin zgjedhor.
Radoniqi bëri të ditur se dalja e qytetetarëve veri në këtë orë është 22.74 për qind ose mbi 445 mijë qytetarë që e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, njofton Dukagjini.
Tutje, Radoniqi bëri të ditur se krahasur me zgjedhjet e 28 dhjetorit diferenca është 140 mijë e 13 votues më pak deri në orën 15:00
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që i kemi marrë në mbi 98% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 445 mijë e 622 votues apo 22.74%. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e 28 dhjetor kishin votuar 29.29% apo 585 mijë e 635 votues”, ka thënë Radoniqi.
Mes tjerash, Radoniqi bëri të ditur se sipas të dhënave nga Komisionet Komunale deri tani procesi është duke u zhvilluar i qetë dhe pa asnjë pengesë që mund të pengonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.