Raportohet për sulme ajrore izraelite në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, ku janë dëgjuar të paktën tre shpërthime.
Ushtria izraelite ka njoftuar në rrjetin “X” se po godet infrastrukturën e Hezbollahut në kryeqytetin libanez, pa dhënë prova për pretendimet e saj.
Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz thanë se ushtria izraelite ka goditur “seli terroriste” në periferinë jugore të Bejrutit, në atë që e cilësuan si hakmarrje për sulmet e Hezbollahut ndaj veriut të Izraelit.
Nga ana tjetër, agjencia shtetërore e lajmeve në Liban (NNA) raportoi se sulmet kanë goditur dy apartamente në dy ndërtesa në këtë zonë, e cila njihet si bastion i fortë i Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani, raporton The Guardian.
Sulmet ndodhin pavarësisht armëpushimit të shpallur mes Izraelit dhe Libanit, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon.