Mushkolaj për exit poll-et: Arroganca ndëshkohet nga votuesi, ky është mesazh për VV-në

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar rezultatet e exit poll-eve të publikuara pas përfundimit të votimit në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke vlerësuar se ato dërgojnë një mesazh të qartë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin Debat Plus, Mushkolaj tha se rënia e përqindjes së mbështetjes për partinë në pushtet, krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, tregon se qytetarët kanë ndëshkuar qasjen që ai e cilësoi si arrogante.

“Kjo është një shenjë e qartë që arroganca ndëshkohet. Me i fitu 51 për qind edhe mos me qenë i kënaqur dhe me synu 60, 65 për qind është për mua e pakuptueshme kur ti i ki mundësit me i kriju mundësit dhe me shku tutje. Kjo është një tregues në radh të parë për LVV-në që kështu do të pësosh, edhe nuk do të jesh në gjendje të krijosh lojën tënde, që sa herë të teket, me shku se sa herë shkojmë na fitojmë 50, 60 e kështu me radhë. Pak a shume ky është mesazhi”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas exit poll-it të publikuar nga Klan Kosova dhe realizuar nga PIPOS, Vetëvendosje ka marrë 42.3 për qind të votave, ndërsa exit poll-i i Albanian Post e projekton atë me 43 për qind. Në të dy matjet, PDK-ja renditet e dyta, LDK-ja e treta, ndërsa AAK-ja arrin të kalojë pragun zgjedhor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika