Në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 kanë votuar 712,148 qytetarë, që përbën 36,33% të votuesve me të drejtë vote.
Në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kur kishin votuar 44,99% e qytetarëve nga 899,517 votues, pjesëmarrja në këto zgjedhje është më e ulët.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencë për media ka bërë të ditur se ka nisur procesi i numërimit të votave dhe se rezultatet preliminare pritet të publikohen rreth orës 21:30 ose 22:00.
Radoniqi shtoi se deri në këtë fazë nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.